Friday, June 14, 2013

Respiratory Syncytial Virus (RSV) Infection


RSV – RESPIRATORY SYNCYTIAL VIRUS

Ky eshte nje virus qe haset shume shpesh dhe njekohesisht shume ngjites, qe infekton rruget e frymemarrjes te shumices se femijeve perpara se te mbushin 2 vjec.Per shumicen e femijeve dhe bebeve, infeksioni nuk shkakton asgje me shume se nje gjendje te thjeshte gripale.Por per nje perqindje te vogel, infektimi me virusin RSV mund te coje ne problema serioze si bronkeoliti, qe eshte inflamacioni i rrugeve te frymemarrjes, apo pneumonia e cila eshte nje kercenim per jeten.
Rreziku per infeksione te grades se rende eshte me i madh per:
·         Bebet premature
·         Femijet me te vegjel se 2 vjec me probleme te zemres apo mushkerive
·         Bebe apo femije , sistema imunitar i te cileve eshte dobesuar nga semundjet apo trajtimet mjeksore.

SYMPTOMAT E RVS

Simptoma te ngjashme me ato te gripit duke perfshire kollen, hundet e bllokuara te cilat zgjasin nga 1 ne 2 jave.

Ju duhet te telefononi doktorin e bebes suaj nqs ju vereni nje nga keto symptoma:
·         Temperatura e larte
·         Sekrecione te shumta nga hundet
·         Kolle qe nxjerr mukus te verde, jeshil apo gri
·         Irritim apo inaktivitet te pazakonshem
·         Kundeshtim i ushqimit
·         Shenja dehidratimi, duke perfshire mungese lotesh gjate te qares; pak apo fare urine ne panoline per 6 ore; lekure te thate.
Nqs femija juaj eshte letargjik apo duke marre fryme shpejt, ose ka thonjte apo buzet e nxira; duhet te merrni ndihme mjekesore menjehere.

PARANDALIMI I RSV

RSV perhapet shume lehte duke prekur njerez apo siperfaqe te infektuara me virusin.Marrja e masave per te parandaluar infektimin nga RSV eshte e rendesishme per gjithe bebet.Por eshte vecanerisht e rendesishme per ata qe kane rrezik te larte per infeksion te rende.

Keshillat e meposhtme mund t’ju ndihmojne te parandaloni kalimin e virusit tek femija juaj:
·         
       Lani duart tuaja dhe te bebit shume shpesh
·         Pastroni dhe dezinfektoni siperfaqet e renda
·         Mos i lejoni njerezit te prekin femijet tuaj pa dezinfektuar duart
·         Mos e puthni femijen nqs keni simptoma gripale
·         Mbajeni femijen tuaj larg turmave te njerezeve
·      
   Limitoni kohen e qendrimit ne cerdhe te femijes, vecanerisht ne periudhen e fund vjeshtes dhe fillim pranveres kur RSV eshte me i perhapur.
·        
Nqs eshte e mundur, mbajeni femijen larg nga cdo njeri, duke perfshire vellezer apo motra me simptoma gripi.
Edhe pse nuk ka asnje vaksine per RSV, nje mjekim i quajtur palivizumab mund te mbroje femijet me rrezik te madh nga komplikacionet serioze per infektim me RSV.Nqs femija juaj eshte konsideruar me rrezik te madh, flini me doktorin per nje injektim te ketij ilaci 1 here ne muaj gjate sezonit RSV.

MJEKIMET RSV


Edhe pse palivizumab mund te ndihmoje ne parandalimin e komplikacioneve te infektimit me RSV, nuk eshte perdorur per te mjekuar RSV.Nuk ka asnje mjekim per kete virus.Gjithsesi, kujdesi per nje femije me RSV perfshin trajtimin e simptomave te infeksionit dhe efektet qe kan ene rruget e frymemarrjes.
Per shume bebe dhe femije, kujdesi ne shtepi eshte se me i mjaftueshem.

Kujdesi ne shtepi perfshin:
·       
  Thithja e sekrecioneve te hundes me siringe
·         Perdorni nje pajisje per ngrohje dhe ftohje qe t’a mbani ajrin sa me nornmal dhe te beni te mundur qe te marre fryme lirshem
·         Sigurohuni qe te marre lengje me sasi te vogla gjate gjithe dites
·         Mjekimi me ilace jo-aspirine si acetaminophen

Per bebe me raste me serioze qe kerkojne shtrimin ne spital, trajtimi mund te perfshije:
·         
Oksigjen
·         IV lengje (lengje ne rruge venale, sorume)

·         Mjekimi per hapjen e rrugeve te frymemarrjes

Tuesday, June 11, 2013

MREKULLIA E HAPAVE TE PARE!

TE ECURIT

Kur vjen puna tek ngjarjet, hapat e para te femijes suaj perbejne nje ngjarje te jashtezakonshme. Nje dite ai/ajo qendron duke u mbajtur pas divaneve – duke levizur shkarazi pa u shkeputur nga ato – dhe diten
tjeter ai/ajo po ecen duke u lekundur ne drejtim te kraheve te tu te hapur. Dhe pa e kuptuar e shikon ate duke vrapuar, duke lene pas te qenurit bebe.Hapat e tij te para perbejne nje levizje te rendesishme drejte pavaresise se tij.



KUR ZHVILLOHET

Gjate vitit te pare te jetes, femija juaj eshte “i zene” duke zhvilluar koordinimin e dhe forcen e muskujve ne cdo pjese te trupit.Femija do mesoje te qendroje ulur, te rrotullohet, te eci kembadorazi perpara se te arrije ne ngritjen ne kembe, gje qe ndodh rreth muajit te 9. Nga ky muaj e me pas, eshte ceshtje besimi tek vetvetja dhe balancimi.
Shumica e bebeve i hedhin hapat e pare midis moshes 9 muaj dhe 12 dhe ecin mire ne kohen qe ata jane rreth 14-15 muajsh.Mos u shqetesoni nqs femija juaj mund te vonoje me shume.Shume  femije totalisht normale nuk ecin deri ne moshen 16-17 muajsh.

SI ZHVILLOHET

Kembet e te porsalindurit tuaj nuk jane aspak te forta per t’a mbajtur ate, por nqs ju e mbani ate drejte, ai do t’i ule kembet e tij poshte dhe do te shtyhet me forcĂ© ne siperfaqen ku e keni vendosur, me kembet e tij, sikur te jete duke ecur.Ky eshte nje veprim reflektiv qe ai do te jete i afte t’a kryeje normalisht pas disa muajsh.

Ne kohen kur femija juaj eshte rreth 6 muajsh, ai do te tentoje te “hidhet” lart e poshte nqs e lejoni qe t’i balancoje kembet e tij/saj mbi gjunjet tuaj.Keto kercime do te jene aktiviteti i tij/saj preferuar per muajt ne vazhdim, nderkohe qe muskujt e kembeve te femijes suaj vazhdojne te zhvillohen duke bere te mundur qe femija te rrotullohet, te ulet dhe te zvarritet.

Rreth muajit te 9, femija juaj do te beje tentativaat e para per t’u ngritur nderkohe qe mbahet ne mobilje (keshtu qe duhet te siguroheni qe cdo gje qe ndodhet rrotull te jete mjaftueshem me bazament qe t’a mbare).Nqs e ndihmoni gjate ketyre tentativave dhe t’a lini afer divanit, ai/ajo do te shtrengohet fort aty.
Rreth muajit te 9 ose te 10, femija juaj do te filloje te kuptoje si te perthyje gjunjet dhe si te ulet nga pozicioni ne kembe – gje qe eshte shume me e veshtire nga sa mendoni.
Pasi te perfeksonoje pozicionin e ulur, rreth muajit te 12, ai do te filloje te shkeputet, duke kaluar nga njera mobilje ne tjetren.Ai/ajo mund edhe te qendroje ne kembe pa u mbajtur.
Rreth kesaj kohe, femija juaj do te filloje te perkulet.Kur te arrije te beje kete, ai/ajo mund te jete i/e afte qe te marre nje loder nga pozicioni ne kembe ose te ece duke e mbajtur.
Ne moshen 12 muaj shume femije jane duke ecur vete – megjithese duke u lekundur. Nqs femija juaj akoma nuk eshte shkeputur nga mobiljet ne kete moshe, thjeshte do te thote qe te ecurit vetem do te kerkoje pak me shume kohe.


CFARE NA PRET PAS KESAJ

Pas atyre hapave te pare magjik drejte pavaresise, femija juaj do te filloje te perfeksionoje pikat me delikate te levizjes:
·         Ne moshen 14 muajsh, femija juaj do te jete ne gjendje te qendroje vete.Ai/ajo do te mundet te perkulet dhe te ngrihet perseri dhe mund edhe te ece mbrapsh.
·         Ne moshen 15 muajsh, femija juaj mund te jete mjaft i mire ne te ecur.Ai/ajo mund te pelqeje te perdore lodra push-pull (shty-terhiq) nderkohe qe ecen.Ne kete moshe ai/ajo do te filloje te filloje te ece drejte duke i hedhur kembet ne menyren e duhur. Kembet do t’i mbajne pak te hapura dhe gishtat te drejtuara nga jashte, por kjo eshte normale pasi i ndihmon te mbajne ekuilibrin
·         Ne moshen 16 muajsh femija juaj do te filloje te jete i interesuar ne ngjitjen dhe zbritjen e shkalleve – edhe pse kjo do te jete e pamundur te realizohet vetem pa ndihmen tuaj deri ne ditelindjen e dyte te femijes.

·        
  Ne moshen 18 muajsh femija do te jete bere profesionist ne te ecur.Ai/ajo do te pelqeje qe te ngjitet mbi mobilje, dhe mund te zhvilloje aftesine e te ngjiturit te shkalleve – edhe pse do vazhdoje te kete nevoje per 
  ndihme edhe per disa muaj per t’i  zbritur ato.Ai/ajo mund te 
  tentoje te gjuaje nje top, edhe pse nuk do te jete gjithmone nje tentative e suksesshme dhe do te pelqeje shume te kerceje kur degjon muzike.